Publikonte foto të bashkëshortes së sëmurë me kancer, Facebook i mbyll profilin

Facebook i ka mbylur profilin një burri për shkak se postonte fotografi të bashkëshortes së tij të sëmurë me kancer.

Elliott Loëe nga Milton Keynes, dokumentonte stadet e jetës së Donnës në faqen e tij për të rritur ndërgjegjësimin për kancerin e qafës së mitrës.

Me trishtim 42-vjeçari tregoi se si bashkëshortja e tij i kishte neglizhuar testet dhe u kërkonte grave të tjera të mos bënin të njëjtin gabim. Donna, nënë e 4 fëmijëve vdiq në muajin gusht, në më pak se 8 muaj pasi mori vesh për diagnozën që i mori jetën.

Por Eliot thotë se postimet janë fshirë nga Facebook dhe faqja e tij është bllokuar.

"Jam shumë i zhgënjyer me mënyrën se si Facebook e ka trajtuar këtë situatë dhe mungesën e komunikimit".


EMISIONET