Publikoni fotot e fëmijëve tuaj nën moshë? 10 mijë euro gjobë

Publikoni fotot e fëmijëve tuaj nën moshë? 10 mijë euro

Baballarët dhe nënat që duan të publikojnë fotografi të fëmijëve të tyre nën moshë në rrjetet sociale si në Facebook, Twitter, Instagram dhe platforma të tjera, jo vetëm që do të jenë të detyruar për të hequr imazhet, por gjithashtu do të duhet të paguajnë edhe një gjobë të majme. Jo pak por 10 mijë euro.

Kjo është vendosur nga Gjykata e Romës në një dekret të datës 23 dhjetor 2017. Kjo gjykatë shqyrtoi rastin e një djali 16 vjeçar që kërkoi "mbrojtje" kundër nënës së tij për të postuar fotografi dhe komente mbi të.

Ky është një precedent unik në Itali për mbrojtjen e të miturve, krahas vendimeve të mëparshme që detyronin prindërit të çaktivizojnë profilet sociale të fëmijëve të tyre ose të heqin fotot e publikuara, shkruan tgcom24. 

Përveç kësaj që përcaktohet nga gjykata e Romës, dispozitat që rregullojnë menaxhimin e imazhit të të miturve gjithashtu hyjnë tek kushtet për ndarjen dhe divorcin.

Referenca ligjore që çoi në vendim është në nenin 96 të ligjit mbi të drejtën e autorit, i cili parashikon që portreti i një personi nuk mund të ekspozohet pa pëlqimin e tij, me përjashtim të rasteve. Për të mos përmendur këtu që të miturit gëzojnë mbrojtje më të mëdha nëpërmjet Nenit 16 të Konventës së vitit 1989 për të Drejtat e Fëmijës.

EMISIONET