Publikoi të dhënat personale të politikanëve gjermanë, arrestohet 20-vjeçari

Publikoi të dhënat personale të politikanëve gjermanë,

Një 20 vjeçar ka pranuar se është pas sulmit që preku të dhënat personale të mijërave personaliteteve të larta në Gjermani.

Me nofkën "G0d", ai publikoi informacione private mbi politikanët, gazetarët dhe njerëz të famshëm në Twitter nën emrin e përdoruesit @ _0rbit.

Policia gjermane raportoi se i riu studionte dhe jetonte me prindërit e tij.

I dyshuari pranoi se veproi i vetëm dhe se u bezdis nga deklaratat e bëra nga figurat publike që pranë pre e sulmit të tij.

Rreth 1,000 vetë u prekën, duke përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel.

Politikanët e çdo partie të madhe politike përveç AfD-së të ekstremit të djathtë ishin në shënjestër të 20-vjeçarit, por nuk ka prova se kjo lidhet me prirjet politike të të dyshuarit.

EMISIONET