Publikohet videoja e arrestimit të autorëve të vrasjes së Devi Kasmit

Publikohet videoja e arrestimit të autorëve të vrasjes së

Policia publikon videon e arrestimit të autorëve të vrasjes së Devi Kasmit.  Ish efektiv i forcave speciale greke është arrestuar si vrasësi me pagesë që kreu ekzekutimin e krimit ndërsa është shpallur në kërkim (Altin) Aurel Hoxhallari i cili dyshohet se është organizatori i këtij grupi të strukturuar kriminal “Enigma”

Gjatë këtij operacioni të mirë-organizuar policia njofton se janë ushtruar kontrolle në disa banesa të autorëve të dyshuar si dhe në një vilë të ndodhur në periferi të Tiranës, në pronësi të organizatorit të këtij grupi, e cila shërbente si bazë e grupit.

Pamjet e policisë tregojnë pikërisht momentin kur është bërë kontrolli i vilës në pronësi të Aurel Hoxhallarit ku janë gjetur një arsenal armësh, municionesh, eksplozivësh, raketa hedhës, armë të precizionit të lartë, minë me telekomandë, dylbi, radio ndërlidhje (si ato të policisë), të cilat funksiononin në grup, maska, veshje kamoflazhi, etj.

Sekuestrohen provat

Gjatë operacionit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti, i cili dyshohet se është përdorur në kryerjen e vrasjes.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

- 2 pistoleta, njëra prej tyre e dyshuar si arma e krimit

- 4 armë automatikë

- 2 snajper

- 4 pushkë automatike

- 1 armë antitank me 2 predha

- 1 bombë me telekomandim në distancë

- sasi e konsiderueshme lënde eksplozive C4 dhe tritol

- 4 radio marrëse

- 1 dron

- 110 kg kanabis

- 2 maska

EMISIONET