Në kundërshtim me nenin 88 të Kodit Zgjedhor dhe të rekomandimeve të Odihr, Punonjësit e administratës janë përdorur edhe në procesin zgjedhor të 30 qershorit në 4 bashki në vend.

Shoqata për kulturë demokratike prezantoi raportin paraprak për përdorimin e burimeve të administratës në fushatën zgjedhore, ku vuri në pah se bashkia e Elbasanit ka urdhëruar punonjësit e administratës që të punojnë në fundjavë për të siguruar procesin zgjedhor.

Gerta Meta: "Pas dy vitesh çështja e përdorimit të shtetërore në fushatë elektorale vijon të jetë problematikë ende e pazgjidhur dhe pa orientuar drejt ligjërisht. Bashkia Elbasanit i urdhëroi punonjësit e administratës të dalin në punë ditën  e shtunë dhe të dielë me argumentin që administrata të jetë në shërbim të qytetarëve për të siguruar procesin zgjedhor."

Për sa i përket bashkive të djathta, raporti bën me dije se në Kukës dhe Kavajë, punonjësit e sektorit publik janë urdhëruar për të marrë pjesë në protestë.

Gerta Meta: "Praktika e task-forcës e krijuar nga qeveria për monitorimin e përdorimit të burimeve shtetërore në fushatën elektorale nuk ka qenë aspak efektive."

Ndërsa 13 tetorin si datë të dekretuar nga Presidenti Meta, përfaqësuesja e Shoqatës për Kulturë Demokratike, Gerta Meta e sheh si një tjetër ngërç.

Gerta Meta: "Gjykata Kushtetuese në momentin që do ngrihet nesër nuk e merr dot në shqyrtim sepse e dimë që ligjshmërish të gjitha dekretet e presidentit të pabotuara në Fletoren Zyrtare, jo vetëm i Presidentit por çdo llok dekreti nga institucionet shtetërore në Shqipëri nëse nuk botohet në Fletoren Zyrtare kam përshtypjen se nuk do të jetë objekt i Gjykatës Kushtetuese për ta trajtuar."

Në gjetjet e raportit u konstatua se retorika e përdorur gjatë fushatës zgjedhore ishte e ashpër dhe aspak qytetarë ndërsa u theksua se 30 qershori u zhvillua pa garë, pa platforma politike dhe dukë cenuar fshehtësinë e votës për zgjedhësit.

/Ora News.tv/