Publikohet dokumentari për Michael Jackson, reagimet e para ndaj dëshmive për abuzim

Publikohet dokumentari për Michael Jackson, reagimet e para ndaj

Dokumentari i HBO, "Leaving Neverland", është publikuar të dielën.

Dhe shikuesit kanë vlerësuar dëshmitë e dy burrave që akuzuan Michel Jackson për abuzim seksual kur ata ishin fëmijë.

Dokumentari 4 orë flet për akuzat e Wade Robson and James Safechuck ndaj këngëtarit, i cili ndërroi jetë në vitin 2009.

Ata dëshmojnë se abuzimet seksuale ndaj tyre ndodhën në vitet ‘80 dhe ‘90.

Familja e Jackson e quajti filmin ‘vrasje publike’ dhe hodhën poshtë akuzat.

Taj Jackson, nipi i këngëtarit, tha në një postim në Twitter të dielën se Robson dhe Safechuck nuk janë të besueshëm në dëshmitë e tyre.

“Xhaxhai im nuk ndodhet këtu për të mbrojtur veten dhe Wade e James nuk kanë asnjë dëshmi të besueshme,"-tha ai.

Disa nga njerëzit që panë dokumentarin gjithashtu thanë se mungojnë provat

Mbështetësit e mbretit të popit krijuan një hashtag #MJInnocent (Michael Jackson i pafajshëm). Ndërsa të tjerë dënuan dokumentarin duke thënë se këngëtari nuk është gjallë për të mbrojtur veten.

"Michael Jackson ishte nën mbikëqyrjen e FBI-së për më shumë se një dekadë. Nuk gjetën asnjë dëshmi për të mbështetur pretendimet për abuzimin e fëmijëve. Ai gjithashtu doli i pafajshëm në gjyqin e vitit 2005. #LeavingNeverland nuk i thekson këto fakte dhe MJ nuk është këtu për të mbrojtur veten,” –tha personaliteti televiziv Elgin Charles.

Charles gjithashtu ngriti pyetjet se përse filmi nuk përfshiu fëmijët dhe familjen Jackson, dhe pse u publikua 10 vjet pas vdekjes së tij.

Ndërsa të tjerë bënë thirrje për bojkot të muzikës së Jackson

Megjithatë, disa nga shikuesit thanë se akuzat kundër Jackson ishin të pafalshme.

“Ata ishin fëmijë të pafajshëm. Ky njeri duhet të hiqet nga çdo piedestal dhe të vendoset në vendin e tij të duhur në histori: një megastar i cili e keqpërdorte reputacionin e tij për të ngacmuar djem të vegjël,”-tha regjisori Morgan J. Freeman.

Producenti Ben Rock u shpreh se dokumentari thelloi ndjenjat e tij tashmë negative ndaj Jackson.

Disa madje thanë se nuk do të dëgjonin më muzikën e tij.

"Kurrë nuk do dëgjoj më një këngë të Michael Jackson. Ky dokumentar është tronditës, i pështirë, i besueshëm, plotësisht i neveritshëm,"-tha sportisti Jason La Canfora.

EMISIONET