Ka përfunduar me  rrjeta pa prekura ndeshja Zvicër-Irlandë e Veriut e vlefshme për kualifikimet e botërorit Rusi 2018

"Live" te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes

Ka përfunduar pa gola takimi në St. Jakob Park. Zvicra është kombëtarja e rradhës që siguron pjesëmarrjen në "Rusi 2018"

90+4'  Felix Bruzh fërshëllen tre herë për të sinjalizuar fundin e takimit

90' Gjyqtari i katërt akordon 4 minuta shtesë

90' Një kalim i bukur nga Embolo që shmang mbrojtësin dhe godet, po McGover është i  pakalueshëm

83' Shaqiri në një aksion personal nga e majta , shmang 2 mbrojtës kundërshtarë dhe godet jashtë

          77’ Zuber godet por gjen një McGovern në pozicion, që e devijon në goditje këndi

     54' Aksione të rrëzikshme në portën e Samer, spastron mbrojtja helvete

     45'Ka nisur pjesa e dytë e takimit

     45+2' Mbyllet pjesa e parë me rrjeta të pa prekura

     45+1' Goditje dënimi për irlandën e veriut, fare pranë zonës së Samer

     45' Feliks Bruzh akordon 1 minut shtesë

     29' Kombinim i bukur në zonën e Irlandës me  Seferovic qe fton Zuber, i cili godet drejt portes por gjen ne pozicion McGovern

     24' Aksion i bukur individual nga Shaqiri i cili në hyrje të zonës godet , por pret portieri dhe me pas largohet nga mbrojtja në goditje këndi

     22' Një rast i bukur për Zvicrën por Seferoviç godet jashtë

          15' Goditje e bukur nga jashtë zone nga Brunt, pret Somer në pozicion

           9' Aksion i bukur nga skuadra e Zvicrës, topi devijohet nga mbrojtja mike në goditje këndi.

           7' Ndërhyrje e rrëzikshme nga Brunt, Feliks Bruzh e ndëshkon me karton të verdhë

           3'  Goditje  e bukur nga jashtë zone e Brunt, e cila pritet nga Samer që e largon në këndore

           1’ Ka nisur takimi në St. Jakob Park të Baselit. 

Formacionet që zbresin në fushën e lojës në ndeshjen e dytë play off midis Zvicrës dhe Irlandës së Veriut.

/Ora News.tv/