Pas publikimit të audio përgjimit, Prokuroria ka thirrur për ti marrë në pyetje tre zyrtaret demokratë.

Deputetët Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe këshilltari ligjor i PD-së Gazmend Bardhi janë thirrur sot në orën 10:30 në Prokurori për tu pyetur në lidhje me audio përgjimin e publikuar. Por gazetari i Ora News, Sonil Frashëri informoi se tre zyrtarët demokratë nuk do të paraqiten pasi janë në seancë parlamentare. Ata kanë kërkuar të caktohet një orar tjetër.

Të martën, (15 maj) oficeret e policisë gjyqësore morën audio-përgjimin e publikuar dhe kanë nisur hetimet për verifikimin e saj. 

Në audio përgjim PD pretendon se vëllai i Fatmir Xhafës, Agron Xhafaj, bën pazare me një person tjetër për trafikun e drogës. 

Vetë Agron Xhafaj, në një letër të hapur për publikun, bëri të ditur dje se do ti dorëzohet vetë autoriteteve italiane, ndërsa tha se audio-përgjimi eshte fals për të shantazhuar ate dhe vellain e tij, Fatmir Xhafaj.

/Ora News.tv/