Pubet e Singaporit krijojnë koktejet "Trump" dhe "Kim" për të pritur Samitin

Pubet e Singaporit krijojnë koktejet "Trump" dhe "Kim"

Samiti i parashikuar të mbahet midis Presidentit të SHBA Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un në Singapor ka ndikuar tek baret dhe pubet e qytetit, të cilat kanë krijuar kokteje për të shënuar ngjarjen.

Gastropub Escobar në Singapor ka pagëzuar pijen speciale të saj me emrat  "Trump" dhe "Kim".

I pari është një koktej blu me bazë burbon që njihet si uiski amerikan dhe i fundit është me ngjyrë të kuqe që si bazë të saj ka sojën, karakteristikë e Koresë.

Secila prej tyre ka çmimin 12.60 $, ndikuar nga fakti se Samiti sdo të zhvillohet me 12 qershor.

Sasia e alkoolit është e njëjtë për të dyja pijet për të evituar debatin se kush është më i forti.

EMISIONET