PSV ka mposhtur Ajaxin për të siguruar titullin e radhës në Holandë, tre javë para fundit.

Kampioni i ri holandez fitoi thellë 3 me 0 për titullin e radhës. Ky është titulli i tretë në katër vitet e fundit për PSV Eindhovenin.

Për të arritur tek titulli i Holandës, të besuarit e Philiph Cocu shënuan me Pereiro, Luck de Jong dhe Bergwijn.

Kujtojmë se sot edhe Manchester City matematikisht u shpallë kampion i Anglisë pas humbjes së Unitedit.

/Ora News.tv/