"Psikopatja jote", Fifi dhe Mc Kresha vijnë në duet për Këngën Magjike

"Psikopatja jote", Fifi dhe Mc Kresha vijnë në duet për

Fifi dhe Mc Kresha kanë bashkëpunuar për projektin e titulluar "Psikopatja jote" për tu prezantuar në Këngën Magjike.

Balada e dashurisë është ndërthuar me rap-in e Mc Kreshës. Ishte përfolur që ata do vijnë në duet për edicionin e 20-të të festivalit, por nuk e kishin konfirmuar këtë gjë.

Edhe vitin e kaluar, Fifi u prezantua me një baladë dashurie dhe ia doli të merrte vendin e tretë dhe të vlerësohej me cmimin "Best hit".

Ndërkohë, këtë vit morën pëlqim të madh nga publiku që i bën pretendentë për fitoren. Duket se këtë vit do jetë e vështirë të përcaktohet fituesi/fituesja pasi shumë emra të njohur janë përgatitur shumë për të sjellë një projekt që i pëlqen të gjithëve.

EMISIONET