"Psikopatja" i fiksoi keq Fifin dhe Mc Kreshën, ja sa herë e kanë dëgjuar

"Psikopatja" i fiksoi keq Fifin dhe Mc Kreshën, ja sa herë e

"Psikopatja jote" është kënga që prezantuan Fifi me McKreshën në Këngën Magjike dhe arriti të merrte pëlqimin e të gjithë publikut.

Ata kanë zbuluar se ishte Ardit Gjebrea ndërmjetësuesi i këtij projekti. Ka vetëm një javë që është publikuar dhe ka arritur 2.7 milionë klikime.

Ashtu si publiku, edhe Fifi me Kreshën u fiksuan kur e përfunduar projektin, aq sa e dëgjuan shumë herë dhe gati po i bëhej bajat.

"Kënga më ka pëlqyer që prej herës së parë që e kam dëgjuar, më është dukur shumë frymëzues. Me kalimin e kohës kam patur një kërkesë ndaj Fifit që të mund të intervenojmë, që të më përshtatet natyrës sime të rapit. Me kënaqësi e ka bërë Fifi dhe për mua ka qenë shumë mirë që arriti ti përshtatej. Fifi ka qenë e shqetësuar se mos nuk arrijmë ta mbarojmë në kohë. Mua më ka pëlqyer dhe atë natë që e kam përfunduar, e kemi dëgjuar ndoshta 100 herë. E kemi dëgjuar aq shumë sa thamë e lemë se do na bëhet bajat", rrëfeu Kresha në emisionin Mirage.

EMISIONET