Paris Saint Germain i ka mjaftuar vetëm pjesa e parë për të siguruar dhe matematikisht titullin kampion në Ligue 1.

Skuadra e drejtuar nga Unai Emery "shpartalloi" me rezultatin e thellë 7-1 Monaco-n e vendit të dytë.

Parisienëve iu mjaftuan 15 minutë për të zhbllokuar shifrat me Lo Celso që shënoi pas asistit të Dani Alvesh, ndërsa deri në minutën e 27-të të takimit gjetën rrjetën dhe 3 herë të tjera.

Edinson Cavani në minutën e 17-të, Di Maria në minutën e 20 dhe përsëri mesfushori argjentinas Lo Celso në minutën e 27-të plotësuan "pokerin". Reagimi i miqve erdhi vetëm në minutën e 38-të, që ngushtuan në 4-1 rezultatin me anë Rony Lopes.

Ndërkohë në fraksionin e dytë, ishte përsëri PSG që gjeti rrugën e rrjetës me anë të Angel Di Maria që realizoi golin e dytë personal dhe të pestin e takimit. Ky gol rezultoi fatal për të besuarit e Jardim që nuk mundën të reagonin.

Por nëse Falcao nuk arriti të shënoi emrin në listën e golashënuesve të Monaco, sulmuesi kolumbian shënoi në portën e tij, duke sigluar rezultatin në 6-1. Goli i Draxler në minutën e 87-të i vendosi kapakun sfidës dhe i hapi rrugë festës së titullit së 7-të kampion në historinë e klubit. 

Pas kësaj fitoreje, PSG shpallet matematikisht kampion i Ligue 1 duke vendosur dhe një rekord, pasi në 33 javë ka arritur të shënoi plot 103 gola me një mesatare pak më shumë 3 gola për ndeshje.



/Ora News.tv/