PSG "harron" Mbappen, përmbys Rennes dhe thellon distancën me ndjekësit

PSG "harron" Mbappen, përmbys Rennes dhe thellon distancën

Mungesa e Kylian Mbappe nuk është ndjerë aspak te PSG, me kampionët francez që kanë marrë fitoren e radhës në Ligue 1.

Të besuarit e Thomas Tuchel mposhtën me përmbysje në transfertë Rennes, 3-1, duke treguar se janë ato skuadra për tu mundur në Francë. Autogolit të Rabiot në minutën e 11-të iu përgjigjen Di Maria në limitet e pjesës së parë dhe Meunier e Choupo-Moting në fraksionin e dytë, duke koleksionuar kështu fitoren e 6-të në po aq javë.

Momentalisht PSG kryeson me pikë të plota Ligue 1, pasi ndodhet në kuotën e 18 pikëve, ndërkohë që Rennes mban vendin e 13-të me 7 pikë.Ndjekësi më i afërt i kampionëve është Lille e cila ka një distancë prej 5 pikësh me kreun.

EMISIONET