PSG fiton Superkupën e Francës

PSG fiton Superkupën e Francës

Paris Saint Germain e ka nisur sezonin 2018-2019 ashtu si la sezonin e shkuar, me fitore. Parisienët  kanë fituar me shifrat e thella 4-0 ndaj Monakos finalen e SuperKupës së Francës, duke rrëmbyer kështu trofeun e parë sezonal në Francë. 

Në Kinën e Largët, vendin ku Federata Franceze e Futbollit  kishte vendosur të organizohet kjo përballje, dominimi i të besuarve të Tomas Tuchel ishte i dukshëm, një fakt që e pasqyron dhe rezultati përfundimtar. Në "Shenzen Universiade Sports Centre" rezultati u zhbllokua nga Angel Di Maria. Nga goditja e dënimit, sulmuesi argjentinas lëshoi një silurë drejt portës së Benaglio, me sferën që u ndal vetëm nga rrjeta.

Vetëm pak minuta më pas ishte Nkunku që i shërbyer në zonën e vogël e kishte të lehtë ta shtynte topin drejt fundit të rrjetës. Ndërkohë që për të trefishuar shifrat mendoi i riu, Weah.

Për të mbyllur "hesapet" në apel u thirr ai që e hapi goleadën. I shërbyer nga Rabiot në hyrje të zonës, Angel Di Maria lëshoi një goditje të hidhur, me sferën që përfundoi pas shpinës së Benaglio. Përfundimisht 4-0 dhe PSG tregon dhe njëherë forcën në Francë.

EMISIONET