Klubi francez, Paris Saint-Germain zgjeroi epërsinë e tij në krye të Ligës 1 me një fitore ndaj Angers me rezultatin 2-1.

Golat për Parisin u shënuan të dy nga djaloshi i ëndrrave Kylian Mbappe, kurse për vizitorët shënoi Ekambi në minutën e 75.

Vizitorët janë të pamposhtur në ligë në tre ndeshjet e tyre të fundit, por po përballen me një skuadër PSG që shënoi 5 gola kundër Metz fundjavën e kaluar.

PSG tani pozicionohet e para në Ligue 1 , 17 pikë larg Monacos së vendit të dytë.

Ndeshja e rradhës për ekipin kryeqytetas është kundër Nice, në fushën kundështare.

/Ora News.tv/