Pseudokëngëtarët, Kastriot Tusha: Janë viktimë e rrymave

Pseudokëngëtarët, Kastriot Tusha: Janë viktimë e

Kastriot Tusha është një nga tenorët më të famshëm dhe më të dashur për publikun shqiptar dhe jo vetëm.

Kastriot Tusha është një nga tenorët më të famshëm dhe më të dashur për publikun shqiptar dhe jo vetëm.

Ai ftuar në emisionin 'Ditë e Re', Tusha foli për pseudokëngëtarët. Tenori tha se nuk duhen parë shumë në syrin kritik, pasi ndonjëherë ata bien viktimë e rrymave.

Kastriot Tusha: "Nuk duhet parë shumë në syrin kritik. Secili mundohet të hyjë në atë rrjedhën publike, që të bëhet publik. Dikush e ka guston dhe formatin, dinë si të nxjerrin më të mirën e vetes, të realizojnë që të bëhet një artist që 'shpërthen'. 

Brezi i profesionistave mundohen dhe i bëjnë gjërat më të kontrolluara. Ndërsa niveli i artistëve amatorë mundohen, ndonjëherë bien viktimë e rrymave, e gjërave që nuk janëtë karakterit dhe traditës shqiptare. Është ç'orientim."

Tusha foli edhe për bashkëpunimin me këngëtaren e njohur Anxhela Peristeri.

Tenori u shpreh se kjo ishte një ide e Peristerit.

"Insanely in Love" është kënga në anglisht që u publikua dje në YouTube.

Kastriot Tusha: "Është një klip i ri. Anxhela këngën që ka fituar në Këngën Magjike e ka kthyer në anglisht. Ishte në mendim i Anxhelës për ta sjellë në një format më të madh dhe u bë një duet i këndshëm.

Ishte iniciativë e Anxhelës. Në fillim e mora me përtesë në fakt. Por duke dëgjuar këngën, ishte material i bukur dhe ishte në shtrirje të tonalitet të tenorit, intonacionit të tenorit dhe e kam pritur. Dje doli."

EMISIONET