Aktorja e famshme, Pamela Anderson është një tjetër femër që nuk e mbështet lëvizjen #MeToo.

Në intervistën e saj të fundit, ajo foli hapur për feminizmin modern dhe lëvizjen që mbron të drejtat e femrave ndaj abuzimeve seksuale.

“Ndoshta do më vrasë fakti që them atë çfarë mendoj, por feminizmi po shkon shumë larg. Unë jam feministe, por mendoj se kjo vala e tretë e feminizmit është irrituese dhe po i paralizon burrat.

Nëna ime më mësoi të mos shkoj në një hotel me të huajt. Nëse keni një takim biznesi, ju duhet të merrni dikë me vete dhe të flisni vetëm për punë. Secili prej nesh duhet të marrë përgjegjësinë për sigurinë e tyre. Për shembull, pse po shkoni në dhoma hoteli me të huajt?“, pyeti aktorja.

Kujtojmë se lëvizja #MeToo filloi në tetor të 2017 kur femrat filluan të tregonin historitë e tyre rreth ngacmimeve seksuale, pasi u bë publik rasti i producentit Harvey Ëeinstein.

/Ora News.tv/