Ndodh shpesh herë që njerëzit të ndihen mirë kur rivalët apo të tjerët përreth dështojnë. Kjo gjë quhet “Schadenfreude” dhe do të thotë “gëzim i keq” që është kënaqësia e veçantë, e cila vjen nga fatkeqësitë e të tjerëve.

Kjo ndihet kryesisht kur një person i njohur dështon, kur një kriminel burgoset apo një ekip sportiv i mikut rival fiton. Psikologët kanë punuar për shumë vite që të kuptojnë se si funksionon kjo lloj kënaqësie në trurin e njeriut.

Studimet tregojnë se ‘schadenfreude’ është një emocion i ndërlikuar që duket të jetë thellësisht i rrënjosur në gjendjen njerëzore.

Psikologët Scott Lilienfeld, Philippe Rochat dhe Shensheng Ëang menduan nëse mund të kishte një mënyrë për të bashkuar aspektet e shumta të kësaj kënaqësie nga dështimi për të zbuluar si lind në të vërtetë.

Përfundimisht, ata arritën të kuptonin se kjo lloj kënaqësie vjen si një formë të dehumanizimit - akti i paraqitjes dhe shikimit të një personi tjetër nga ana negative.

Kur shumica e njerëzve e dëgjojnë termin 'dehumanizim', ata ndoshta shkojnë në skenarin më të keq: vrasjen e dikujt, një fenomen i cili u nënshtrohet dhomave të torturës, fushave të betejës dhe propagandës raciste.

Dehumanizimi ndodh më shpesh sesa shumica do të donte të mendonte dhe besohet se lidhet me ndjenjën e kënaqësisë që ndjejnë njerëzit kur e shohin dështimin e dikujt.

Kjo teori ende nuk është testuar ende prandaj psikologët po punojnë më shumë për të gjetur një shpjegim të thellë.

/Ora News.tv/