Partia Socialiste është tërhequr nga propozimi i saj për ndryshimin e rregullores për të vendosur kushte ndaj prokurorisë në rastet e nisjes së hetimit ndaj deputetëve.  Me rishikimin e nenit 118 dhe 119 hetimi ose arrestimi i deputetit nuk mund të kërkohet pa paraqitur prova bindëse para Këshillit të Legjislacionit dhe Mandateve në Kuvend.

Në janar të këtij viti PD e kundërshtoi këtë propozim për rikthimin e imunitetit nga kreu i grupit socialist Taulant Balla.

Manja: Grupi propozues që është grupi parlamentar i PS me një vendimmarrje politike është tërhequr nga ndryshimi i nenit 118, 119 edhe pse këto dy nene nuk janë në harmoni me kushtetutën.

Hysi: Me ndryshimet e bëra në Kushtetutë ne nuk kemi më imunitet ndaj ndjekjes penale.

Debatet për rregulloren e Kuvendit nuk kanë munguar si brenda PS ashtu edhe me opozitën e re. Një nga pikat e diskutuara në komisionin e ligjeve është edhe nëse duhet të ketë kuorum në nisjen e seancës plenare apo jo.

Përmeti: Mos fillojë kurrë seanca kur njerëzit rrinë flenë deri në orën 11.

Pas dy vitesh, rregullorja e Kuvendit me ndihmën e opozitës së re pritet të miratohet në seancën plenare të 18 korrikut.

/Ora News.tv/