Pas denoncimit me audio që Partia Demorkatike bëri për vëllain e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i bëri thirrje prokurorisë që të zbardhë vërtetësinë e këtij regjistrimi. Nëse është i vërtetë, sipas Ballës, ministri Xhafaj duhet të mbajë përgjegjësi morale, por në rast të kundër te gjithë pesha bie mbi denoncuesit

Tirane- Socialistët dyshojnë se audio-përgjimi i publikuar nga Partia Demokratike për vëllain e Ministrit të Brendshëm nuk është autentik.

Kreu i grupit socialist, Taulant Balla, në një konferencë për shtyp i bëri thirrje prokurorisë të hetojë audio-përgjimin dhe në rast se është i vërtetë Fatmir Xhafaj duhet të mbajë përgjegjësi, ndërsa në rast të kundërt denoncuesit të mbajnë përgjegjësi.

PD pretendon se materiali audio është autentik dhe nëse kjo do të  ishte e vërtetë, atëherë këtu kemi të bëjmë menjë provë që e implikon  penalisht vëllain e ministrit të Brendshëm dhe moralisht këtë të  fundit. 

Por a është ky material autentik?  Një  provë apo thjesht një inskenim i radhës në përpjekjen e vazhdueshme të  Saliut dhe të Lulit për të baltosur këdo që u del kundër në orvajtjen e  tyre për të penguar me çdo kusht çeljen e negociatave të Shqipërisë me  BE-në, si edhe për të luftuar me po aq shumë baltë edhe drejtësinë e re,  prej së cilës kanë të drejtë të jenë të dy, apo dhe të tjerë bashkë me  ta, shumë të tmerruar?!  Kësaj pyetjeje, mund t’i japë përgjigje vetëm Prokuroria dhe askush tjetër prej momentit kur Prokuroria fillon hetimin! 

Atëherë  në zbatim të ligjit disponuesit e këtij materiali hë për hë as të  provuar, e as si autentik, sikurse thonë ata, duhet menjëherë të shkojnë  dhe ta depozitojnë materialin e pretenduar në Prokurori prej këtij  momenti. 

Kësaj pyetjeje, mund t’i japë përgjigje vetëm Prokuroria dhe askush tjetër prej momentit kur Prokuroria fillon hetimin! 


Për Taulant Ballën, askush nuk është mbi ligjin, dhe e gjitha kjo bëhet për të penguar reformën në drejtësi.

"Ne, presim me padurim të mësojmë të vërtetën rreth saj, me bindjen se  këtu ose duhet të ndërshkohet i akuzuari, nëse është fajtor për çka  akuzohet, ose duhet të ndërshkohen akuzuesit nëse janë regjisorë të  kësaj shfaqjeje me zë, por pa figurë" 





Lexo gjithashtu: PD publikon përgjimin audio: Agron Xhafaj vijon trafikun e drogës

/Ora News.tv/