PS: KQZ të përgatisë administratën edhe po bojkotoi opozita

PS: KQZ të përgatisë administratën edhe po bojkotoi opozita

Partia Socialiste ka kërkuar prej KQZ përgatitjen e administratës për realizimin e zgjedhjeve vendore. Deputetët e komisionit të ligjeve kanë theksuar se bojkoti i zgjedhjeve prej opozitës nuk mund të ndikojë në realizimin e procesit. Një tjetër debat është zhvilluar dhe për institutin e komunizmit, ku Braho e ka cilësuar kryetarin e institucionit si ballist. Në përgjigje Agron Tufa është shprehur se deputeti Braho është përfaqësues pikërisht i sigurimsave.

Bojkoti i zgjedhjeve vendore prej opozitës nuk do të ndikojë në përgatitjen e procesit prej KQZ. Madje në përfundim të raportit vjetor të këtij institucioni deputetët e mazhorancës në Komisionin parlamentar të ligjeve kërkuan marrjen e masa për funksionimin e administratës zgjedhore.

Fino: Funksionimin e rregullt të administratës zgjedhore duke konsideruar që mund të ndodhë në kushtet e braktisjes së sistemit nga partitë kryesore të opozitës parlamentare.

Në diskutimin për monitorimin e shpenzimeve të partive, deputetët e PS nuk nguruan të rikujtonin  kontratat e lobimit në SHBA të Partisë Demokratike.

Hyseni: Kur një parti politike dhe lideri i saj është kapur duke financuar gati 1 mln dollarë.

Në diskutimin për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizimit, Deputeti Spartak Braho kërkoi shkarkimin e drejtuesit të këtij instituti, pasi sipas tij është kthyer në seksion të Ballit Kombëtar që nxin luftën dhe dëshmorët.

Braho: Do kërkoj shkarkimin e Agron Tufës derisa t'i thërrasë mendjes. Ka marrë përsipër të nxijë çdo gjë duke përfshirë luftën, heronjtë, dëshmorët dhe nuk ka asnjë shkencore në tërë analizat.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi I Agron Tufës, këtë rradhë përmes facebook.

"Dhuratën më të çmuar sot për ditëlindje ma ka bëre direkt nga salla e Kuvendit bash përfaqësuesi i zi i ish Sigurimit të shtetit, deputeti Spartak Braho. Dëgjojeni dhe, ju lutem, shpërndajeni sa më gjerë ta dinë të gjithë, se si na rrezikohet jeta nga këta neandertalë të komunizmit"

Deputetja Hysi kërkoi bashkëpunim mes këtij instituti dhe Autoritetit të hapjes së dosjeve e qëllim informimin e publikut, duke theksuar nevojën për  përgatitjen e studimeve shkencore.

EMISIONET