Anëtarët e mazhorancës në Komisionin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë miratuan vetëm me votat e tyre propjektligjin për strehimin social që do të kalojë për votim në seancën e së enjtes në Kuvend.

Spiropali: Përfitojnë familje në kushte të vështira ekonomike dhe që më parë nuk kishin kritere të përcaktuara qartë si mund të fitonin strehimin. Po bëheshin shpesh pre e synimeve politike të drejtuesve lokalë apo administratorëve, ligji përcakton qartë rregullat. Jemi shumë krenarë që kemi kaluar sot në komision dhe të enjten do ta diskutojmë në seancë.

Deputjetja Elisa Spiropali, e cila  drejtoi edhe mbledhjen pa opozitën, në përgjigje të akuzave të kryetarit të Komisionit  Vasili, tha se mazhoranca nuk mund të shtyjë çështje me rëndësi jetike për qytetarët pse opozita ka vendosur të bojkotojë.

Spiropali: Shprehim keqardhjen tonë që në këtë komision munguan përfaqësuesit e opozitës. Kemi punuar së bashku në komision për projektligjin. Por nuk mund të mos themi që ky projektligj kaq i rëndësishëm për qytetarët shqiptarë është shtyrë pafundësisht po në këtë komision. Ka ardhur që me 17 janar këtu. Në 31 janar është votuar në parim. Në 16 prill kemi kërkesën e 1/4 të deputetëve, pra ne që jemi këtu, për ta zhvilluar këtë komision sepse ishte miratuar në kalendarin e Kuvendit. 

Nuk mund të bëjmë kurban interesat e qytetarëve për hir të konfliktit tonë politik. Këtë duhet ta kenë të qartë dy drejtuesit e opozitës, Basha dhe Kryemadhi por edhe Vasili që është kryetar i Komisionit që bëri deklarartë për shtyp. Nuk na takon ne të shtyjmë projektligje kaq të rëndësishme për qytetarët pse opozita ka marrë vendim absurd për të bojkotuar komisionet dhe seancën pa asnjë arsye objektive. 

Sidomos në këtë prag çeljesh negociatash. Ne jemi seriozë dhe të vendosur për të ecur përpara dhe miratuar të gjitha ligjet që vinë në Kuvend ashtu si jemi të gatshëm që në senacë të gjejmë fjalën me opozitën, mos ta kthejmë atë sallë të shenjtë të përfaqësimit të qytetarëve në një sallë ku gatuhen petullat e një opozite të cilës nuk i ka mbetur më as ide, as lidership dhe as program.


Lexo: PS "i rrëmben" Komisionin Vasilit: Mazhorancë e çmendur, do vetëm të plaçkisë

 

/Ora News.tv/