Kryesocialisti Edi Rama la të fundit bashkinë e Shkodrws, si fitoren më të madhe të PS në bastionin historik të demokratëve. Por pasi PD publikoi dokumentet që cilat dëshmojnë se Valdrin Pjetri ka qenë i dënuar në Itali nën akuzën e prodhimit dhe trafikimit të substancave narkotike, PS ka pezulluar betimin e tij për të marrë drejtimin e kryeqendres së Veriut. Ndërkohë më 20 Gusht i përfundon afati kryetarës demokrate Voltana Ademi duke e bërë më të paqartë atë që do të ndodhë me drejtimin e bashkisë.

Sipas nenint 10 të Kodit Zgjedhor zgjedhjet duhet të mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit. Ndwrkohw duke qenë se Presidenti ka dekretuar datwn 13 tetor si datë zgjedhjesh për organet e qeverisjes vendore, për të nuk ka kryetar të zgjedhur në votimet e 30 qershorit dhe as nuk ka kryetar të shkarkuar. Por qw tw bwhen zgjedhje nw kwtw datw duhet qw paraprakisht dekreti i Presidentit tw botohet ne Fletoren zyrtare dhe duhet edhe vullneti i mazhorancës. Refuzimi kategorikisht i 13 tetorit nga PS mund të sjellë një thellim të krizes institucionale.

Rasti i kryebashkiakut të Shkodres nxorri hapur edhe dështimin e  marrëveshjes mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për verifikimi i integritetit të kandidatëve për zgjedhjet e 30 qershorit.

Valdrin Pjetri e vuri sërsih Edi Ramën përballë zgjedhjeve të tij të gabuara ë politikë. Elvis Roshi, Armando Prenga, Arben Ndoka dhe Mark Frroku të zgjedhur nga kryeministri për të qeverisur qytetarët për shkak të dekrimianlizimi janë detyruar të dalin jashtë politikës.

/Ora News.tv/