Korea e Veriut ka paralajmëruar SHBA-në për përdorimin e presioneve dhe kërcënime ushtarake ndaj tij, ndërsa dy vendet përgatiten për një samit historik.

Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme u shpreh se SHBA është duke provokuar me qëllim Korenë e Veriut duke thënë se sanksionet nuk do të hiqen derisa të heqin dorë nga armët bërthamore.

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un do të takohen në javët e ardhshme.

Ky do të jetë takimi i parë midis udhëheqësve të dy vendeve.

Udhëheqësit e Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut ranë dakord muajin e kaluar për të denuklearizuar rajonin, në një samit.

Kim është udhëheqësi i  parë i Koresë së Veriut që ka hyrë në Korenë e Jugut që nga fundi i Luftës Koreane në vitin 1953.

/Ora News.tv/