Në ditën e dytë të protestës, minatorët e Bulqizës dolën me 6 kërkesa ku kryeson miratimi i statusit të posacëm për punëtorët e nëntokës.

1 Miratimi i statusit të minatorit

2 Rritja e pagave dhe leje vjetore me pagesë

3 Renta minerare t’i kthehet Bashkisë

4 Dy kontrolle shëndetësore në Vit

   Rimbursim ilaceve 100%

5 Paga minimale 70 000 lek/muaj

6 Përmirësim kushteve të punës

Kërkesat ia drejtuan krerëve të shtetit dhe politikës, ndërsa paralajmëruan se nëse nuk plotësohen protestat do të përashkallëzohen.

Duke theksuar se protesta është tërësisht ekonomike minatorët e Bulqizës këtë të enjte ishin më të shumtë ndërsa u mbështetën edhe nga familjarë dhe qytetarë.

Dita e 4 e protestës së qytetarëve shkodran përkoi me ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, ndërsa kulmoi me djegien e gomave si shenjë kundërshtimi ndaj politikave të qeverisë Rama.

Ata marshuan në rrugët e qytetit me pankarta për çmimin e lartë të naftës, taksat apo varfërinë.

Për të dytën herë banorë e tregtarë të vegjel të qarkut të Durrësit bllokuan për 30 min autostradën Tiranë-Durrës pranë mbikalimit të Shkozetit.

Banorët e Rrogozhinës bllokuan rrugën Kavajë-Lushnje, ndërsa qytetarët e Beratit të mbështetur nga opozita bllokuan rrugën kryesore.


/Ora News.tv/