Policia e Fierit ka arrestuar 4 banorë të Verrisë që morën pjesë në protestën e një dite më parë kundër ndërtimit të incineratorit të mbetjeve në këtë zonë.

Në pranga kanë rënë shtetasit:

1.Aleksandër Bita, 52 vjeç. 

2.Eridjon Janji, 32 vjeç. 

3.Bledjon Bita, 43 vjeç. 

4.Zylyftar Delibashi, 67 vjeç. 

Sipas policisë, "arrestim i këtyre shtetasve u bë pasi në datën 22.01.2017, në orën 14:00, në kufirin ndarës midis fshatrave Verri dhe Kallm i Madh, kanë marrë pjesë në një protestë të paligjshme, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit". 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme" dhe "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit" të kryera në bashkëpunim.

Protesta e banorëve të Verrisë që kundërshtojnë ndërtimin e impiantit solli edhe konfrontimin e tyre me forcat e policisë.  

Ata kërkojnë bllokimin e punimeve, duke akuzuar se projekti është vdekjeprurës për ta.


/Ora News.tv/