Protestë homazh për studenten greke të vrarë në Rodhos

Një Athinë u zhvillua mbrëmjen e sotme një protestë në heshtje përpara Parlamentit grek në sheshin "Sintagma" në kujtim të studentes së vrarë në Rodhos Eleni Topalidhu.

Shoqata e Grave të Syriza-s, Shoqata e Mësuesve grekë, deputetë si dhe shoqata të ndryshme u grumbulluan përpara parlamentit grek me  qirinj në duar, duke protestuar në heshtje në kujtim të studentes së vrarë.

Topalidhu u vra dhe më pas u hodh në det nga një 19 vjeçar shqiptar dhe miku i tij 21 vjeçar grek.

Në protestë merrin pjesë edhe kryetari i grupit parlamentar të Syriza-s Kostas Zahariadhis, deputetët e Syriza Theodhora Xhaqi, Hara Xhanavara, Aneta Kavadhi, deputetja e Demokracisë së Re Sofia Vultepsi si dhe deputeti i partisë Potami, Spiro Dhaneli.

EMISIONET