Protestat, Balla: Në Gjermani paqësore, në Shqipëri prishin imazhin e vendit

Protestat, Balla: Në Gjermani paqësore, në Shqipëri prishin

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka krahasuar protestat e sotme në Gjermani, me ato të zhvilluara nga opozita në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, Balla thotë se mijëra vetë dolën në disa qytete të Gjermanisë duke protestuar në mënyrë paqësore. Ndërsa në Shqipëri, thotë Basha, disa politikanë të korruptuar thërrasin në protesta militantë dhe njerëz të paguar për të prishur imazhin e Shqipërisë.

Postimi i Taulant Ballës

Sot në Gjermani me dhjetëra mijëra vetë dolën në rrugët e qyteteve kryesore duke ngritur zërin e tyre në mbështetje të Evropës së Bashkuar. Protestat në formën e marshimeve paqësore kundër nacionalizmit u mbajtën në shtatë qytete të mëdha të vendit: në Berlin, Frankfurt, Hamburg, Këln, Lajpcig, Mynih dhe Shtutgart.

 “Një Europë për të gjithë: zëri juaj kundër nacionalizmit”, ishte mesazhi i protestës, me marshimet e mbështetura nga më shumë se 100 organizata të shoqërisë civile dhe parti të ndryshme politike.

Ndërsa në Shqipëri disa politikanë të korruptuar thërrasin dhe mbledhin në protesta militantë, punonjës të bashkive ku partitë e tyre qeverisin, përfshirë persona të paguar, me prirje vandale, me qëllim dëmtimin e imazhit të Shqipërisë. Protestat e opozitës në Shqipëri, të cilat në javët e fundit janë shoqëruar me dhunë dhe sulme kundër institucioneve, janë kundër Reformës në Drejtësi, si kusht themelor në rrugën Europiane të vendit tonë, janë kundër institucioneve demokratike të zgjedhura me votë, janë përpjekje të dështuara në prag të vendimit historik të Këshillit Europian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes BE dhe Shqipërisë + Maqedonisë së Veriut.

EMISIONET