Banorët e Astirit zhvilluan ditën e 73 të protestës kundër projektit të Unazës që parashikon shembjen e shtëpive dhe bizneseve. Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, denoncoi faktin se disa prej tyre janë gjobitur padrejtësisht ndërkohë që banorët deklaruan se do të bëjnë rezistencë fizike ndaj shembjes së shtëpive.

Temperaturat disa gradë nën zero nuk i kanë penguar banorët e Unazës së Re të protestojnë në ditën e 73 të rezistencës së tyre kundër projektit që parashikon shembjen e banesave dhe bizneseve të zonës.

Tubimi i radhës ka nisur më një incident midis banorëve dhe një drejtuesi automjetesh.

Protestës iu bashkuan dhe deputetët e opozitës. Klevis Balliu tha se banorët janë gjobitur me pa të drejtë.

Klevis Balliu: Disa banorëve u ka ardhur këtu një gjobë prej 5 milion lekësh për të shkatërruar shtëpitë e tyre. Edi Rama tërhiqu nga ky projekt se nuk do të sjellim gjobë por ne do të marrim dhe do të çojmë para gjykatave dhe do të përfundosh në burg.

Protesta është mbyllur me thirrjen e banorëve për rezistencë fizike ndaj shembjes së banesave.

 

 

/Ora News.tv/