Protesta tek "Unaza e Madhe", Basha: Rama po keqpërdor policinë kundër banorëve

Protesta tek "Unaza e Madhe", Basha: Rama po keqpërdor

Banorët që preken nga projekti për ndërtimin e segmentit të Unazës së Madhe kanë dalë sërish në protestë mbrëmjen e së shtunës. Të mbështetur edhe nga PD, ata kanë hedhur parulla kundër qeverisë.

I pranishëm ishte edhe kreu i PD, Lulzim Basha, i cili tha se kjo që po bën Rama është barbari ndaj qytetarëve.

Basha i bëri thirrje Ramës që mos përdorë policinë kundër qytetarëve, ndërsa tha se dhuna në komisariat është e filmuar dhe secili do të mbajë përgjegjësi.

Basha: Ajo që po ndodh është një barbari, një shkelje barbare e kushtetutës, e ligjeve që mbrojnë banesat, e ligjeve që garantojnë transaprencën. Rama ka shpikur skemat më perverse për të vjedhur shqiptarët. Këtu vetëm me një dorë vjedh 40 mln euro, jo për të zhvilluar Tiranën, por për të mbushur thasët.  Ky nuk është një projekt i qytetit, por projekt i agait të Surrelit. 

Rama po keqpërdor gjithcka, edhe Policinë e Shtetit. Policisë i bëj thirrje mos vendosen kundër ligjit.  Dua ti bëj një thirrje Ramës dhe qeveritarëve, t'i bëjnë mirë hesapet kur vërsulin policinë kundër qytetarëve. Dhuna që kanë ushtruar në komisariate kundër banorëve është e regjistruar dhe secili do të mbajë përgjegjësi. Po të kishim prokurori do të kishte nisur hetimi. Rruga e vetme është ajo e përballjes popullore.

Në protestën që u zhvillua nga banorët që preken nga ndërtimi i Unazës së Re foli edhe një fëmijë i vogël, babain e të cilit e kanë arrestuar gjatë protestave. Mes emocioneve, ai tha se donte që në 28 nëntor babai të ishte i lirë, pasi vogëlushi kishte ditëlindjen.

"Nuk mundet Erion Veliaj të vijë këtu, sapo mori votat do shkatërrojë shtëpiat. Të tjerëve i dhuron ushqime, neve po na prish shtëpiat e dyqanet. Mos me lënë prova ai i zgjuari i ka futur ata në burg. Asnjë nuk do mbetet këtu se ata janë në burg të gjithë. Unë do  doja që babai im të vinte në 28 nëntor se kam ditëlindjen. Babin tim e kam në burg. Nëse po më dëgjon o Erion Veliaj, Lulzim Basha është më i mirë se ti", u shpreh djali i vogël.

Banorët kërkuan lirimin e personave të arrestuar pas protestës së të enjtes.

Ditën e dielë banorët e “Astirit” paralajmëruan protestë përpara Gjykatës së Tiranës.



EMISIONET