"Lironi çunat!" Banorët e Astirit kërkojnë lirimin e 7 protestuesve, mes tyre një 15 vjeçar

"Lironi çunat!" Banorët e Astirit kërkojnë

Banorët e Astirit kanë zhvilluar dy protesta brenda ditës së sotme. Fillimisht si çdo pasdite ata protestuan duke bllokuar rrugën te Unaza e Re.

Por me mbylljen e saj policia ka shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Tiranë 7 prej banorëve, mes tyre dhe një 15 vjeçar.

Kjo ka bërë që pjesa tjetër e tyre të zhvendosin protestën te Drejtoria e Policisë në orët e vona të mbrëmjes.

Për RTV Ora ata thonë se ky është presion i qeverisë për të mbyllur protestën, por shprehen të vendosur për të mos bërë pas deri në anulimin e projektit që prek banesat e ttyre.

Lutfi Kastrati: Ka 3-4 ditë që policia e pushtetit tenton të bllokojë protestën e Unazës së Re. Ndryshimet dje në komisariatin numër 6 kanë sjellë bllokimin e protestës, policia nuk bën më bllokimin e mjeteve. Shefat e krimeve të gjithë komisariateve kanë ardhur në Unazë të Re. Protesta ishte paqësore, jemi provokuar dje nga policia. Sot ishte paqësore.

Është ndaluar makina e Altinit me 7 persona brenda pa asnjë arsye.Kjo është e qëllimshme për tu bërë presion banorëve të Unazës së Re. Tentojnë ta shuajnë këtë protestë, protesta nuk do të shuhet derisa ky projekt të anulohet.

Është një 15 vjeçar që mbahen në mënyrë të kundraligjshme pa bërë asgjë, ky është krim shtetëror. Kanë marrë urdhrin të mbyllin këtë protestë por nuk do ta arrijnë kurrë. Nesër do të shihni reagimet e banorëve të Unazës së Re.E kanë mbushur vendin me civila dhe spiunë, bëjnë video dhe foto dhe kërkojnë të na frikësojnë. 

Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të të ndaluarve.Ose të vinë dhe të na marrin të gjithë ne banorëve të Unazës së Re ose të lirojnë të ndaluarit atje. Ka hyrë avokati brenda dhe presim informacion.


EMISIONET