Profesori Artan Fuga është shprehur se Ministria e Arsimit duhet të marrë menjëherë masa rrënjësore për nxjerrjen nga kriza të arsimit të lartë.

Në një postim në Facebook, Fuga nënvizoi se duhet të shkarkohen të gjithë antarët e bordeve të administrimit të universiteteve .

Ndërsa shtoi se duhet të aplikohen pagesat me këste derisa të vendosen tarifa të reja 'jo grabitqare'.

Postimi i plotë:

Ministria e Arsimit nuk ka përse pret që studentët të paraqesin kërkesat e tyre me anë të një delegacioni, kjo është një gjë, kurse nga ana tjetër nëse mendon se vërtet studentët kanë të drejtë, atëhere të nisi marrjen e masave rrënjësore për të dalë nga kjo krizë e arsimiot të lartë.

Unë sot shoh urgjente që :

1. Të shkarkohen të gjithë antarët e bordeve të administrimit të universiteteve. Duke i pezulluar ato borde derisa të ndryshohet mekanizmi i menaxhimit të universiteteve. 
2. Të pranohet abrogimi ose nevoja për amendime shumë të thella të ligjit për arsimin e lartë.
3. Të krijohet një këshill emergjence me aprovimin e studentëve për të realizuar të gjitha ndryshiumet rrënjësore në modelin e universiteteve shqiptare. 
4. Pagesat me këste derisa të vendosen tarifat e reja që të jenë të drejta dhe jo grabitqare!

/Ora News.tv/