Dalja e një projekligji të veçantë për marrëveshjen e qeverisë me firmën ndërtuese në zonën e teatrit është pritur sërish protesta nga artistët dhe qytetarët. Juristët ngrenë akuza që çdo zgjedhje që që nga firma e ndërtimit e deri tek arkitekti për teatrin është bërë në mënyrë preferenciale.

12 javë që nga fillimi i lëvizjeve për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe ja ku artistët dhe qytetarët përballen me qëndrimin e prerë të qeverisë.

Projektligji për marrëveshjen me firmën që do të ndërtojë në këtë zonë është gati. Juristët në protestë e quajnë antikushtetuese.

Adriatik Llapaj: "Pra fakti që bëhet një ligj i posaçëm për një godinë do të thotë se ligjet në fuqi që rregullojnë këtë fushë, nuk e rregullojnë dot, nuk e mbulojnë dot dhe do të duhet të bëjnë një shkelje ligjore për ta miratuar këtë leje."

Kalimi në Parlament i një ligji të posaçëm për ndërtim në zemër të Tiranës është një shmangie nga përgjegjësitë penale, thonë juristët.

Ata ngrenë akuza që çdo zgjedhje që nga firma e ndërtimit e deri tek arkitekti për teatrin, është bërë në mënyrë preferenciale: "Si mundet një firmë që po ti shihni objektin social të kësaj firme, të hyni në internet dhe ta shikoni është një firmë që bën gjithçka, rregullon, ndërton, prish, asfalton, hap miniera, mbyll gropa, di gjithçka. Objekti i kësaj firme është gjithçka."

Alfred Trebicka: Nuk ka vend për të diskutuar gjatë. Unë i falenderoj juristët që na kthjelluan perfekt nga ana juridike. Jo se ne nuk marrim vesh nga ajo punë sepse edhe ne kemi lexuar ligjin por kur ta thotë një profesionist i asaj pune ti bindesh përfundimisht se çfarë hapi apo çfarë katrahure është kjo punë. Unë do ti bija shkurt. Këto diktatura moderne, diktaturat e sofistikuara që quhen në thonjza, kanë shembur jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë, por ka edhe shembuj kundërreagimi dhe është e freskët fare, Robert Deniro Trumpit i tha Fuck you dhe ne do ti themi fuck you

Megjithatë sindikata e artistëve të skenës dhe ekranit i fton sot qytetarët të mos merren më dhe vetëm me teatrin por me të mirën publike që ai përfaqëson.

Ata kanë dalë me vendimin se që nga dita e premte do të ngujohen në teatër, në këtë periudhë kur nuk ka më shfaqje dhe zbrazet objekti.

Robert Budina: "Nëse deri të premten qeveria nuk është përgjigjur për të tërhequr mbrapsht këtë projektligj ne do mblidhemi në teatër nga kjo ditë dhe nuk do shkulemi nga teatri."

Në javët e fundit janë mbledhur rreth 800 firma për ta shpallur teatrin Monument Kulture, propozim i dërguar në Ministrinë e Kulturës.

Por Ministrja Kumbaro u bë javë që hesht për çështjen Teatri Kombëtar në rrezik.

/Ora News.tv/