Në Shkup mbrëmjen e sotme (e dielë 17 qershor) kanë shpërthyer protesta kundër firmosjes së marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit.

Protestuesit u mblodhën përpara Kuvendit të Maqedonisë, duke u përplasur edhe me forcat e policisë.

Siç raportojnë mediat në Shkup, protestuesit filluan të hidhnin gurë dhe sende të forta drejt policisë, në përpjekje për të thyer kordonin e policisë në mënyrë që të futeshin në Kuvend.

Duke parë situatën e tensionuar policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Jozyrtarisht njoftohet edhe për disa persona të plagosur ndërsa në afërsi të vendin ku protestohet janë vërejtur edhe automjete të ndihmës së shpejtë.


/Ora News.tv/