Qytetarët zbresin në rrugë, protesta në Bulqizë, Fushë-Krujë, Lushnje e Shkodër

Vala e protestave të dhjetorit vijon të përhapet në të gjithë vendin.

Minatorët e Bulqizës zbritën në rrugë me një ultimatum për qeverinë.

Përmirësim i kushteve të punës dhe miratim i statusit të minatorit brenda vitit ose në të kundërt ata do të futen në Grevë Urie.

Nën këtë pankartë që i përmbledh të gjitha kërkesat e këtij komuniteti, minatorët e familjarë marshuan nëpër qytetin me pasuri nëntokë e të varfër mbi të.

Çmimi i lartë i naftës, taksave, papunësia dhe mbështetja për studentët nxorri në protestë banorët e Fushë Krujës. Ata bllokuan rrugën nga Miloti drejt Tiranës.

Me jelekë të vërdhë e me pankarta goditëse, banorët e Lushnjes bllokuan për rreth një orë rrugën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Plugut.

Çmimi i naftës dhe mungesa e tregut për prodhimet bujqësore thanë se i prekin direkt, ashtu si edhe ajo e studentëve.

Për të tretën natë me radhë, masiv ishte protesta e qytetarëve të Shkodrës.

Protestuesit kërkojnë uljen e çmimit të naftës dhe uljen e  papunësisë, ndërsa kërkuan largimin e qeverisë.

Me pankarta ne duar dhe thirrje kunder qeverise ata jane kunder rritjes se cmimit te naftes, energjise dhe taksave, arsye qe thone se i kane nxjerre ne proteste.

Nuk munguan debatet me drejtuesit e automjeteve dhe rastet e emergjencës, për të cilat bënë vetë hapjen e rrugës.

Lexoni më shumë këtu: Studentët mbi 7 orë qëndresë përpara Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit

Të gjitha lajmet për protestën e studentëve 





EMISIONET