Protesta në Kosovë kundër Prokurorit të Shtetit

Protesta në Kosovë kundër Prokurorit të Shtetit

Me pretendimin se nuk po lufton krimin dhe korrupsionin, Vetëvendosja në Kosovë thirri qytetarët në një protestë përpara zyrës së prokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi. Me pankarta në duar, qytetarë dhe deputetë të opozitës kërkuan largimin e kreut të organit të akuzës.

Qytetarë dhe mbështetës të Vetëvendosjes në Kosovë protestuan përpara zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi. Sipas opozitës, Lumezi nuk reagon ndaj asnjë fenomeni kriminal në Kosovë, ndaj kërkojnë largimin e tij. Tubuesit thanë se kreu i organit të akuzës nuk po ndjek as krimet e luftës, dhe as ato ekonomike dhe politike.

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha se protestat do të vazhdojnë edhe në sheshet kryesore të Prishtinës.

Sipas Vetëvendosjes, në Kosovë nuk mund të ketë luftë kundër krimit të organizuar me në krye prokurorin Lumezi.

EMISIONET