Protesta kundër korrupsionit në Mal të Zi, nënshkruhet "Marrëveshja e së ardhmes"

Protesta kundër korrupsionit në Mal të Zi, nënshkruhet

Në Podgoricë u mbajtën protestat me moton “ Rezisto” të organizuara nga lëvizja qytetare dhe shoqëria civile në Mal të Zi. 

Ishte e shtata herë që organizohen protesta të tilla në kryeqytetin e Malit të Zi. 

Para fillimit të protestave, mbrëmë organizatorët dhe opozita malazeze nënshkruan një marrëveshje për veprimtari të përbashkët, e quajtur "Marrëveshja e së Ardhmes".

Protestat, sipas organizatorëve, po mbahen si reagim ndaj disa aferave korruptive në Mal të Zi, ndërkohë që partia në pushtet i komenton protestat si organizime me prapavijë politike që synojnë marrjen e pushtetit pa zgjedhje.

EMISIONET