Një punonjës policie ka shpërthyer në lot gjatë protestës së zhvilluar në Drenas kundër përdhunimit të një adoleshenteje fillimisht nga mësuesi i saj dhe më pas nga policia ku shkoi të denonconte.

Protestuesit kanë bërë thirrje që policët  të bëjnë një hap përpara për tu solidarizuar me rastin e abuzimit seksual ndaj të miturës. Njëri nga policët me sa duket nuk i përmbajti dot lot.

Kjo mjaftoi që protestuesit ta përqafonin. Njëri nga organizatorët  e protestës tha se për shkak të hierarkisë ligjore, policët nuk guxojnë të bëjnë një hap përpara dhe siç tha ai kjo është dëshmi se jo të gjithë policët janë të njëjtë.

/Ora News.tv/