Ariana Grande i ka kërkuar falje fansave për homofobit që protestonin kundër LGBTQ jashtë koncertit të saj në Atlanta.

Një djalë ishte jashtë ambientit ku po mbahej koncerti me një pankartë me ngjyra ku shkruhej fjala "krenari". Fansat nuk e kanë pëlqyer këtë gjë dhe kanë shkruajtur në rrjete sociale se nuk i tolerojnë mesazhet urryese ndaj këtij komuniteti.

Ariana i është përgjigjur videove në Twitter që tregonin se cfarë ndodhi të premten.

“Jam shumë e trishtuar po aspak e befasuar nga kjo. Më vjen shumë keq që fansat e mi duhej të kalonin nëpër këtë gjë. Ne do të bëjmë më të mirën e mundshme që kjo të mos ndodhë më. Jam shumë krenare që nuk keni reaguar më dhunë. Nuk ja vlen! Protestuesit i uroj paqe dhe zemër të shëruar”, shkruajti ylli i popit.

/Ora News.tv/