Protesta e studentëve, Vasili: Dialogu i Ramës marifet i trashë për të fituar kohë

Protesta e studentëve, Vasili: Dialogu i Ramës marifet i trashë

Për kreun e grupit të LSI-së, Petrit Vasili, kryeministri Edi Rama po përpiqet të fitojë kohë me studentët për të bërë pazare me ta.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Kryeministër boll i bishtnove detyrës, koha e muhabeteve si atavizëm komuniste ka mbaruar.

Kryeministri ka përpara detyra, që ja imponojnë kushtetuta, programi i tij i qeverisë, premtimet publike, që ka bërë.

Kryeministri s'ka asnjë rrugë tjetër vetëm të përmbushë kërkesat.

Dialogu, apo muhabeti thënë ndryshe, s'ka asfare të bëjë me detyrën të cilës i bishtnon kryeministri.

Dialogu i kryeministrit është thjesht një marifet i trashë për të fituar kohë, për të deformuar e zhbërë kërkesat, një mundësi për të dalë në pazar e për të blerë parimet, një sjellje që detyrat i kthen në qejfe subjektive të kryeministrit.

Koha e muhabeteve si atavizëm komuniste ka mbaruar, sot është koha e veprimeve si detyra për tu përmbushur.

Zgjidhja e kushteve mizerabel të jetesës dhe të mësimdhënies s'kanë asnjë nevojë për muhabete, por për buxhete, infrastrukturë dhe ligje të mira dhe jo klienteliste si ligji i arsimit të lartë.

Kryeministër lëri llafet, selfiet, memet dhe karagjozllëqet dhe bëj detyrën, shqiptarët nuk të paguajnë për palaço rrugësh, por për të drejtuar qeverinë.

EMISIONET