Tarifat e larta dhe të papërballueshme të universiteteve, kanë ngritur  një pjesë të studentëve para Ministrisë së Arsimit,  ku përmes një aksioni simbolik i bëjne thirrje gjithë studentëve të bashkohen në protestë me datë 24 janar para kryeministrisë.

Lëvizja për Universitetin zhvilloi të hënën nje aksion simbolik para Ministrisë së Arsimit për uljen e tarifave.

Përmes këtij aksioni ata u bëjnë thirrje gjithë studentëve dhe qytetarëve të bashkohen në proteste për uljen e tarifave pasi janë bërë të papërballueshme.

Studente: Kjo ministri në 20 vite është kujdesur të rrisë tarifa duke i bërë të papërballueshme dhe të padrejta. Kjo është ministri që shpik certifikime private gjuhësh, harace për përfitime private. Kjo ministri që vendos gjoba për studentët e masterit, nuk është ministria e dijes por e taksave, haracave e gjobave. Ne do protestojmë që kjo ministri ti kthehet dijes e studentëve.

Protesta do të zhvillohet në  datë 24 janar në orën 11 para kryeministrisë. 

/Ora News.tv/