Studentët e Universitetit të Korçës, të cilët janë bërë pjesë e protestës thanë hapur se janë kërcënuar nga politika dhe pedagogët!

Por, pavarësisht kërcënimeve ata janë të vendosur për ti shkuar deri në fund rrugës që tashmë ka nisur.

Student: Shumë nga ne kanë qenë të kërcënuar nga segmente të ndryshme të politikës dhe jo vetëm dhe disa pedagogë.

Edhe studentët protestues të Gjirokastrës thonë se po përballen me kërcënime politike që kanë për qëllim të çorganizojnë rezistencën e tyre.

Studentë: “Disa ia kanë dalë që të heqin studentët nga kjo protestë.”

“Studenti është ai që ngre dhe studenti është ai që ul.”

Studentët e Elbasanit, e kanë mbajtur gjallë frymën e protestës edhe gjatë ditëve të fundjavës, por edhe të hënën.

Ata janë të bindur për ta mbështetur deri në fund.

Ndaj të martën, pas grumbullimit në Elbasan thanë do të udhëtojnë për t’iu bashkuar protestës para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Studentë: “Do të marshojmë drejt bulevardit për t’iu drejtuar Tiranës.”

“Ne do të vazhdojmë, nuk do të ndalemi.”

Krahas atyre që do të udhëtojnë drejt Kryeqytetit, të tjerë do të protestojnë para Universiteteve respektive në rrethe, ku presin tu bashkohen edhe maturantët dhe qytetarë të thjeshtë!


(Ne foto: Protesta e Universitetit te Elbasanit)



/Ora News.tv/