Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se zgjidhja me studentët që protestojnë është pranë, ndërsa theksoi nevojën e dialogut me ta. Gjatë fjalës së tij në një aktivtitet nga Elbasani me rastin e 8 dhjetorit, Balla tha se protesta e studentëve nuk duhet të politizohet.

Taulant Balla: Kur dikush proteston duhet që edhe të ulet me autoritetet kompetente të autorizuara me ligj që çështjet që ngrihen të marrin rrugën e zgjidhjes.

Ne nuk duhet ta politizojmë aspak. Më treguan një pjesë e studentëve këtu në Elbasan që deputetë të opozitës kishin marrë përsipër të hynin mes studentëve për të politizuar këtë protestë. Nuk duhet politizuar kjo protestë, sepse ky do të jetë një proces normal komunikimi dhe të jeni të sigurt që  zgjidhja është shumë pranë dhe dialogu është mjeti i duhur.

Jo vetëm studentët duhen përfshirë, pedagogët, senatet universitare, dekanët, rektorët dhe të gjithë bashkë për të arritur në një qasje e cila është sa e zbatueshme aq dhe e qendrueshme në kohë. Është e thjeshtë të thuash sot hajt po i përgjysmojmë, por më e rëndësishme sesa përgjysmimi i tarifave është cilësia e procesit mësimor dhe vijueshmëria dhe progresi i sistemit universitar publik në Shqipëri.

LEXONI TE PLOTE  Dita e tretë e protestës/ Studentët 7 orë rezistencë para ministrisë së Arsimit: Nuk ndalemi! (8 dhjetor 2018) 

/Ora News.tv/