Anulohet seanca e Parlamentit, Ruçi tregon tre arsyet: Të mos nximë imazhin e vendit

Anulohet seanca e Parlamentit, Ruçi tregon tre arsyet: Të mos

Seanca e së enjtes e Parlamentit nuk do të zhvillohet. 

Ashtu sikurse e transmetoi Ora News lajmin rreth orës 15:45, e konfirmoi publikisht kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi në konferencën për shtyp të orës 17:00, i cili sqaroi vendimi vjen pas paralajmërimit nga organet ligjzbatuese se mund të ketë dhunë.

Ruçi: "Është detyra jonë t'i krijojmë hapësira kohore reflektimi dhe mundësi rikthimi në rrugën institucionale. Në këto kushte, duke pasur parasysh apelin e partnerëve tanë strategjikë, duke pasur parasysh raportet e organeve ligjzbatuese dhe të inteligjencës dhe të ruajtjes së integritetit të sallës së Kuvendit, ftojë kolegët deputetë që të mirëkuptojmë për mos zhvillimin e seancës plenare të datë 21 shkurt, pra ditën e enjte në orën 10. 

Përgjegjësia ime si kryetari i Kuvendit por edhe si qytetar i këtij vendi, nuk më lejojnë t'u jap mundësi keqbërësve, të cilët mund të përfitojnë nga kultura dhe dinjiteti i qytetarëve për të sulmuar institucionet e shtetit dhe për të nxirë për herë të dytë, imazhin e Shqipërisë. Le të na shërbejë të gjithëve këto ditë për të na ndihmuar të reflektojmë dhe të bëhemi më të matur dhe më bashkëpunues, duke rivendosur platformat dhe ambiciet tona politike në shërbim të gjithë shqiptarëve". 

Vendimi vjen ndërkohë që gjatë ditës së sotme, ambasadorët më të rëndësishëm në Tiranë janë angazhuar për të zgjidhur ngërçin e krijuar pas vendimit të opozitës për të lënë mandatet.

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian Luigi Soreca zhvilloi një takim kokë më kokë në selinë blu me kryetarin e PD Lulzim Basha, ku kërkoi dialog.

Në një prononcim të shkurtër pas takimit, Soreca tha se i bëri të qartë zotit Basha qëndrimin e Bashkimit Evropian.

EMISIONET