Protesta e opozitës, procedim penal për 31 persona, asnjë deputet

Protesta e opozitës, procedim penal për 31 persona, asnjë deputet

Policia e Tiranës ka identifikuar protestuesit e dhunshëm të protestës së një dite më parë dhe ka nisur procedimin ndaj tyre.

Mësohet se nga analizimi i pamjeve filmike ka rezultuar se një grup prej rreth 31 personash kanë krijuar tension dhe kanë goditur efektivët e policisë me rrjetë hekuri, gurë dhe shkopinj tek Ministria e Brendshme dhe përballë Kryeministrisë.

Sipas bluve ata janë proceduar për kundërshtim të punonjësve të policisë, shkelje të lejes për protestë si dhe goditje për shkak të detyrës.

Nga incidentet e djeshme në protestën e opozitë mbetën të lënduar 11 efektiv policie por edhe një gazetar që pas ndihmës mjekësore janë jashtë rrezikut për jetën.

Të gjitha materialet bashkangjitur edhe me provat i janë dërguar Prokurorisë të Tiranës.  Mësohet se në rrethin e personave të proceduar nuk ka deputetë po vetëm qytetarë të cilët janë fiksuar nga kamerat se kanë kryer aktet të dhunshme duke shënuar edhe incidente.

Njoftimi i policisë: 

Prishën rendin dhe qetësinë publike, shkatërruan pronën, si dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin kundërshtuan punonjësit e policisë, procedohen penalisht 31 shtetas.

Në datë 26.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë dhe po punohet për shoqërimin e tyre.

Procedimi ndaj tyre filloi pasi në datë 26.05.2018, rreth orës 12:00, para godinës së Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme, në protestën e organizuar nga Partia Demokratike, kanë ushtruar dhunë fizike, duke goditur dhe shtyrë punonjësit e policisë, të cilët ishin të planifikuar me shërbim.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale "Kundërshtim i punonjësit të policisë i kryer në bashkëpunim", "Prishje e rendit dhe qetësisë publike" dhe "Shkatërrim prone".

EMISIONET