Protesta e banorëve, digjet një automjet në zonën e Unazës së Re

Protesta e banorëve, digjet një automjet në zonën e

Banorët e unazës së re kanë vijuar me protestat në mbrojtje të banesave që do tu prishen pa dëmshpërblim.

Në ditën e 53 nuk munguan as incidentet ku një automjet u përfshi nga flakët.

Kryetari i Partisë Demokratike akuzoi dhe një herë kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Arben Ahmetaj për korrupsion.

Basha: Po kështu të nxjerrin para shqiptarëve planin e detajuar vendor të nënshkruar nga Erion Veliaj që i hap rrugë ndërtimit të pallateve shumëkatëshe në pronën e tjetërsuar nga një trafikant i dënuar droge. Këto nuk janë hamendësime, nuk janë akuza, janë fakte zyrtare. Këto nuk janë hamendësime, nuk janë akuza, janë fakte zyrtare. Është ndryshuar rrjedha e një lumi për të marrë përpara shtëpitë e 200 familjeve vetëm e vetëm që të mos cënohet prona e një trafikanti droge i cili ka paguar 1.5 milionë euro ministrisë së Arben Ahmetaj dhe i ka hapur rrugën prap me firmën e Erion Veliajt planit të detajuar vendor për të ndërtuar këtu një projekt i cili po kështu është publikuar nga ne.

Ndërkaq kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në një takim me strukturat e Fierit bëri një tjetër thirrje për anëtarët e partisë që drejton.

Kryemadhi: Prandaj unë iu a kërkoj sinqerisht angazhimin tuaj për t’u përfshirë në protestat jo vetëm të studentëve, por për të sensibilizuar dhe për të trokitur në çdo derë. Për të sensibilizuar në radhë të parë socialistët e ndershëm të PS-së, të cilët një grup kriminelësh dhe sekt kriminelësh i kanë grabitur partinë dhe drejtimin e saj. Për të trokitur në derën e demokratëve dhe për ti zgjuar dhe ata. Në derën e republikanëve, të çamëve dhe kudo.

Protestat në Tiranë duket se do të vazhdojnë dhe në ditët e fundit të dhjetorit.

EMISIONET