Apeli nuk ndryshon masën për 19 të arresturit, Florenc Hoxha mbetet në burg

Apeli nuk ndryshon masën për 19 të arresturit, Florenc Hoxha

 Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë të pandryshuar vendimin e Gjykatës së Tiranës për 19 protestuesit e 16 shkurtit duke lënë në burg Florenc Hoxhën dhe 5 protestues të tjerë të ndërsa “arrest me burg” dhe “detyrim paraqitje" për të pandehuerit e tjerë. Gjykata nuk mori parasysh ankimin e avokatëve mbrojtes pasi nuk ishte bërë në formën e duhur.  

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë të pa ndryshuar masën e sigurisë për  Florenc Hoxhën dhe pesë protestues të tjerë, të arrestuar pas protestës së 16 shkurtit ne Tiranë të cilët akuzohen për kryerje të veprimeve të  dhunshme para kryeministrisë.

Ne një seancë, e cila zgjati rreth tre orë trupa gjykuese e kryesuar nga Fatri Islamaj dhe anëtare Ridvan Hado dhe Asim Vokshi nuk pranuan apelimin e bërë nga avokatët mbrojtës të të arrestuarve dhe të pandehurve të tjerë të lënë në masë detyrim paraqitje dhe “arrest shtëpie” nga gjykata.

Shkak është bërë  fakti se kërkesa nuk ishte firmosur nga  të pandehurit  gjë që sipas gjykatës nuk e bënë të vlefshëm apelimin.

Ky pretendim u ngrit edhe nga prokurori i çështjes, i cili madje kërkoi ndryshimin e  vendimit të shkallës së pare,  dhe  rikthimin në burg edhe të 11 të akuzuarve të tjerë për të cilët Gjykata e Tiranës vendosi ti ndryshojë masë.

Vendimi i gjykatës solli reagimin e të pandehurve dhe familjarëve që ishin në sallë.

Gjatë protestës së 16 shkurtit  u arrestuan 19 protestues  për të cilet gjykata e Tiranës vendosi si masë për 6 arrest me burg 6 detyrim paraqitje dhe për 7 arrest shtëpie.

EMISIONET