Protesta e 16 shkurtit, Ambasada Amerikane: Shmangni turmat e njerëzve

Protesta e 16 shkurtit, Ambasada Amerikane: Shmangni turmat e njerëzve

Si në çdo protestë, ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar shtetasit amerikanë të jenë vigjilentë dhe të shmangin praninë e tyre në zonat e grumbullimit të turmave.

Në njoftimin që mban datën 14 shkurt, Ambasada njofton shtetasit amerikanë, e jo vetëm, të bëjnë kujdes veçanërisht në pikat e grumbullimit të njoftuara paraprakisht nga organizatorët e protestës.

"Një demonstrim pritet të zhvillohet më 16 shkurt 2019. Demonstruesit thuhet se do të mblidhen në mëngjes zonën e Zogut të Zi, Qytet Studenti, Stadiumi Selman Stermasi dhe vende të tjera rreth qytetit. Më pas do të shkojnë drejt Zyrës së Kryeministrit për t'u mbledhur rreth orës 11:00. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare. Kohëzgjatja e demonstratës është e panjohur", thuhet në njoftimin e ambasadës.

Shtetasit amerikanë udhëzohen gjithashtu të informohen vazhdimisht nga njoftimet e medieve, të ruajnë vigjilencën ndaj njerëzve që i rrethojnë, të shmangin turmat dhe të ruajnë profil të ulët, për të mos rënë në sy si shtetas të huaj.


EMISIONET