Protesta, Duma: Edhe trupat e Gardës thanë 'kur do filloni tamam?"

Protesta e opozitës do të jetë e fortë dhe e qëndrueshme. Kështu tha ish-deputetja e PD, Grida Duma në një intervistë për RTV Ora.

Duma tregoi edhe një detaj, që sipas saj e kanë thënë trupat e Gardës së Republikës.

Duma: Nuk ka asnjë mundësi që edhe Rama mos të kuptojë dhe ndjejë qartazi, siç po e ndjen me frikën absolute, me mijëra trupa policësh. Një nga çunat e rinj këtu më tha: Edhe trupat e Gardës thanë: "do filloni tamam apo jo".

Sa i përket qëndrimit të ndërkombëtarëve, Duma u shpreh:

Duma: Ndërkombëtarët janë në misionin e tyre në jemi në misionin tonë. Nuk është hera e parë që ne si forcë politike që solli ndryshimin, ka misionin të tregojë që realitetin që nuk është ai, por realiteti është ky që po tregojnë qytetarët.

Lexoni për më shumë: Protesta e opozitës e thirrur sot, 16 mars 2019, zgjati katër orë.


EMISIONET